Menopauza është një pjesë e natyrshme e jetës së femrës. Duke ndërmarrë përpjekjet duhura si dhe duke ndryshuar disa karakteristika në mënyrën e jetesës, dietën dhe aktivitetin fizik gratë mund të jenë të përgatitura për një cilësi jete më të mirë gjatë periudhës së menopauzës.
Edhe në epokën e internetit, ka mistere dhe dizinformacion rreth menopauzës. Ne ju ndihmojmë që të qartësoni faktet, duke ju sugjeruar dhe rekomanduar në lidhje me mënyrën e ushqyerjes, aktivitetin fizik, ndryshimet në mënyrën e jetesës si dhe duke ju ndihmuar të përballeni me ndryshimet hormonale dhe pasojat e tyre.
Gjatë menopauzës është e rëndësishme që gratë të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të identifikojnë rreziqet e mundshme ndaj shëndetit, përmes ekzaminimeve të tilla si mamografia dhe matja e densitetit kockor. Të gjithë këta ekzaminime synojnë identifikimin e dhe trajtimin e patologjive, për të minimizuar rreziqet dhe për një veprimtari jetësore aktive dhe të shëndetshme.
No comments:
Post a Comment